Shkurt.ch
Më 2015, udhëtimi me bileta elektronike
Kompanitë zvicerane të transportit po planifikojnë në të ardhmen të fusin në përdorim një çip kartelë, në të cilën do të ruhen të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe lloji i biletës së udhëtimi
Nga 2015 udhëtarët që përdorin autobusët dhe trenat në Zvicër mund të identifikohen me një kartelë të vetme , ku do të ruhen të dhënat personale dhe të gjitha detajet për biletën përkatëse.
Së pari “kartela e transportit publik” do të futet në përdorim për konsumatorët që përdorin abonomentin e përgjithshme dhe atë me gjysmë çmimi .
Prapa kartelave qëndron Shoqata e Transportit Publik (VöV) dhe SBB.
“Ne duam që të gjithë klientët tanë për abonimet e tyre në të ardhmen të përdorin vetëm një kartelë,” tha drejtori i Shoqatës së Transportit Publik (VöV), Ueli Stückelberger.
Për udhëtarët do të ketë më pak punë. Ata duhet të rinovojnë abonimin përkatës pas njoftimit automatik nga kartela.
“Në parim, kjo i siguron personelit të kontrollit të dhënat se cili është personi që e ka në përdorim kartelën, dhe kur abonimi skadon”, thotë drejtori i “VöV”, Stückelberger.
Kompanitë e përfshira thonë se realizimi i projektit ka koston prej 40 milionë frangash
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













