Kosova
FSK-ja bën bashkë pozitën e opozitën
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së ia ka proceduar seancës plenare pakon e projektligjeve që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, pavarësisht që emri do t’i mbetet i njëjtë.
Këto projektligje i kanë bërë bashkë pozitën e opozitën, që njëzëri kanë mbështetur ato, derisa kundër ishte Lista Serbe.
Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se vota e LDK-së do të jetë për, duke shpresuar që këto projektligje do të jenë në seancë plenare, e nuk do të ndalen në mungesë të përkrahjes.
Fatmir Xhelili i PDK-së ka thënë se është një fillim i transformimit që mundëson që Forca të përsoset përmes një procesi që, sipas tij, pritet të zgjasë tetë deri në dhjetë vjet.
Ndërkaq, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka deklaruar votën pro të Lëvizjes për këto tri projektligje, por ka thënë se pritjet kanë qenë më të mëdha sesa në fakt janë këto tri projektligje.
Edhe Aida Dërguti nga PSD-ja u ka dhënë mbështetje këtyre tri projektligjeve. Tha se bërja e ushtrisë me ndryshime kushtetuese është rast i humbur për shkak të inateve politike.
Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se e mira do të ishte që ushtria të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese, por, sipas tij, edhe ky është një hap më tutje.
Kundër është deklaruar dhe ka votuar deputeti serb Zoran Mojsiloviq, që tha se po shihet qartë se me këto tri projektligje po bëhet FSK-ja ushtri, pavarësisht që nuk po i ndërrohet emri. Ai tha të jetë i befasuar, sepse sipas tij, është veprim në kundërshtim me rekomandimet që kishin marrë nga NATO-ja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














