Kosova

Ministri Tahiri konfirmon mos largimin nga Qeveria

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur përkushtim për dinamikë të shtuar të punës.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur përkushtim për dinamikë të shtuar të punës.

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne, që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësitë e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do t’i shtojmë edhe rezultatet”, ka shkruar Tahiri.