Bota
Ndihmoi emigrantët, arrestohet kryebashkiaku në Itali
Kryebashkiaku i Riaces, i prezantuar si një model i integrimit të migrantëve në jug të Italisë është arrestuar, në një moment kur qeveria populiste po vë në pikëpyetje sistemin e akomodimit në struktura të vogla që përfitojnë shumë komuna.
Domenico (i quajtur Mimmo) Lucano, 60 vjeç është i dyshuar se ka ndihmuar imigracionin e paligjshëm, duke favorizuar martesa fiktive për të mbështetur vajzat që iu ishte refuzuar e drejta e azilit, për të qëndruar në Itali.
Kryebashkiak që nga viti 2004, Lucano akuzohet gjithashtu edhe për anashkalim të procedurave të qeverisjes lokale, në shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të qytezës, transmeton “ATSH”.
Akuza mund të lidhet me programin e emigrantëve të tij, pasi dy kompanitë që kryejnë mbledhjen e mbeturinave janë kooperativa të krijuara për t’iu ofruar punë banorëve të Riaces dhe emigrantëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















