Autotech
Danimarka ndalon veturat me naftë dhe benzinë
Hamburgu ishte qyteti i parë që në një pjesë ndaloi veturat me naftë, për të mos ndotur ambientin. Më pas këtë rrugë e ndoqën edhe disa qytete gjermane, por edhe në Itali e vende të tjera.
Megjithatë, Danimarka ka shkuar edhe një hap më tutje, dhe ka bërë të ditur se do të ndalojë shitjen e veturave me naftë dhe benzinë deri në vitin 2030, përcjell albinfo.ch.
Vendi i biçikletave dëshiron të jetë shembull në Evropë. Kryeministri Lars Løkke Rasmussen tha se për 12 vjet pret që plani të funksionojë. Synimi është që të jetë shembull për vende të tjera, dhe të ndalojnë edhe veturat me naftë e benzinë, në mënyrë që të kenë një ambient sa më të pastër.
Me këtë, autoritetet daneze i janë bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare për të promovuar ekskluzivisht automjetet elektrike, të cilat synojnë të ulin ndotjen e ajrit dhe të hyjnë në një luftë më serioze kundër ndryshimit të klimës.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













