Shkurt.ch
Punëtorët nga BE-ja, pa ndikim në uljen e pagave në Zvicër
Një studim i ri ka gjetur tashmë se pagat nuk kanë shënuar rënie të konsiderueshme
Qeveria zvicerane rregullisht realizon studimin për ndikimin që ka lëvizja e lirë e njerëzve për pagat në Zvicër. Një studim i ri ka gjetur tashmë se pagat nuk kanë shënuar rënie të konsiderueshme.
Për më shumë se dhjetë vjet në mes të Zvicrës dhe BE-së është në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë të njerëzve. Me disa përjashtime, qytetarët nga vendet e BE-së janë lejuar të punojnë në Zvicër.
Si ndikon migracioni në tregun e punës në Zvicër? A bëjnë “doping” shtetasit e BE-së mbi pagat në Zvicër? Këtyre pyetjeve ka bërë përpjekje t’u përgjigjet Universiteti i Gjenevës, duke realizuar në studim me kërkesë të Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Hetimi tregoi se pagat viteve të fundit nuk kanë qenë në presion të konsiderueshëm.
Përjashtim bëjnë punonjësit të përfshirë me arsim të lartë. Ata do të kishin mundur të fitonin paga për dy për qind më të mëdha nëse nuk do të ishte në fuqi marrëveshja e lëvizjes së lirë me BE-në. Në sektorë të tjerë madje janë shënuar efekte pozitive nga një marrëveshje e tillë me BE-në.
Studimi nga Universiteti i Gjenevës nuk është studimi i parë që sjell një përfundim të këtillë. Studimet kanë hedhur poshtë kritikat se hapja e tregut të punës do të ketë një “impakt” negativ mbi pagat në Zvicër.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë














