Bota
Gjermania me ligj të ri për të marrë punëtorë profesionistë jashtë BE-së
“E mbajmë parimin e dallimit mes azilit dhe migrimit për punë”, shkruan në draftin e ligjit
Partitë e koalicionit qeverisës gjerman janë pajtuar për një ligj të ri emigrimi të martën për të tërhequr më shumë punëtorë profesionistë nga vende jashtë Bashkimit Evropian, iniciativë kjo që po konsiderohet e rrezikshme për të mbushur një numër rekord të vendeve të lira të punës dhe për të stabilizuar sistemin publik pensional.
Kancelarja e qendrës së djathtë, Angela Merkel, ministri i Brendshëm i ashpër në qëndrime, Horst Seehofer dhe ministri Social Demokrat i Punës, Hubertus Heil, arritën marrëveshjen e kompromisit që heq vështirësitë tregtare për të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kualifikime për punë dhe shkathtësi të gjuhës gjermane, shkruan ‘koha.net’.
Tri partitë e koalicionit u pajtuan për draft-ligjin, të parë nga Reutersi, që kompanitë do të lejohen të rekrutojnë punëtorë të huaj në të gjitha profesionet, pavarësisht një liste zyrtare të sektorëve që kanë mungesë të punëtorëve.
Dokumenti propozon po ashtu që qeveria nuk do të insistojë më që kompanitë t’u japin përparësi qytetarëve gjermanë për mbushjen e pozitave para se të kërkojnë për të huaj jashtë shteteve të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Veç kësaj, të diplomuarve të huaj dhe punëtorëve me trajnime profesionale do t’u jepet mundësia të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë nëse përmbushin kualifikimet e caktuara të punës dhe kërkesat për gjuhë gjermane.
Ata po ashtu duhet të dëshmojnë se kanë resurse të mjaftueshme financiare dhe nuk do të varen nga beneficionet e mirëqenies gjatë qëndrimit në Gjermani, janë pajtuar partitë.
Marrëveshja e kompromisit nuk përfshin propozimin e ashtuquajtur ‘Spurwechsel’ (ndryshim kahu) që do t’u mundësonte refugjatëve që jetojnë në Gjermani të heqin dorë nga statusi i tyre i azil-kërkimit nëse gjejnë një punë dhe e mësojnë gjermanishten.
Seehofer, partia e së cilit, CSU-ja, frikësohet se do të humbë votues në zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij muaji, ishte kundër një dispozite të tillë sepse frikësohej se do të nxiste imigrim të shtuar nga azil-kërkuesit pa shkathtësitë e duhura.
“E mbajmë parimin e dallimit mes azilit dhe migrimit për punë”, shkruan në draftin e ligjit.
Por palët thanë se do të definojnë një status rezidencial për refugjatët e mirë-integruar që nuk mund të deportohen dhe janë në gjendje të sigurojnë të hyra për jetesë në mënyrë të pavarur në mënyrë që t’u japin punëdhënësve dhe migrantëve siguri më të madhe kur bëjnë planifikime.
Koha.net kujton se me këtë ligj do të përfitojë edhe Kosova, përveç shteteve tjera që nuk janë pjesë e BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












