E-Diaspora
Një vajzë shqiptare për Xherdan Shaqirin
Ish-ylli i Baselit, pohon se prindërit e tij dëshirojnë që ai të lidhet me një vajzë shqiptare

Ylli kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri në një intervistë dhënë për mediat zvicerane, ka folur për jetën e tij private si dhe për kohën që po kalon tek klubi gjerman. Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, ka thënë se ka shumë pak kohë që t’ia kushtojë jetës private. Ai ka bërë të ditur se akoma është beqar, transmetojnë mediat e Prishtinës.
Ish-ylli i Baselit, pohon se prindërit e tij dëshirojnë që ai të lidhet një vajzë shqiptare.
“Është vështirë të gjej kohë dhe të ulem në ndonjë restorant, të drekoj me familjen apo të kem kohë për një person që të ma dojë zemra, sepse jetës private duhet t’i kushtohet shumë rëndësi, veçanërisht mashkulli duhet të kujdeset 100% për femrën që e dashuron. Për momentin atë kohë nuk e kam në dispozicion”, ka thënë Shaqiri.
“Në Munich ndihem si në shtëpinë time. Kam filluar të bëj edhe punën e modelit. Janë pesë gazeta të përditshme, të cilat ndjekin aktivitetin tim në çdo hap dhe sigurisht një numër i madh femrash dëshirojnë të më kenë. Është një interes i lartë për mua, këtë nuk mund ta imagjinoja më parë. Kohët e fundit po marr shumë numra telefoni përmes kamerierëve kur jam në ndonjë lokal. Pyesin a është ky Xherdan Shaqiri? Prandaj, unë shpesh ndodh që edhe të maskohem për të qenë më i qetë në vendin ku qëndroj”, tha mesfushori kosovar.
Shaqiri i njohur më nofkën “Xhuxhi”, pohon se është i përkushtuar ndaj familjes se tij.
“Prindërit e mi do të ishin shumë të lumtur po të më shihnin të lidhur me një shqiptare. Për ata origjina e bashkëshortes sime ka shumë rëndësi. Unë jam një njeri familjar sigurisht dhe këtë gjë do të doja edhe në të ardhmen. Dhe jo rastësisht shumica e vëllezërve dhe motrave të mia gjenden me mua në Mynich, në vilën tetëdhomëshe, që kam marrë me qira në periferi të qytetit. Vëllai im, Arianiti, kujdeset për gatim dhe larje, Erdini menaxhon karrierën time, kurse motra ime Medina ka një vend të madh në zemrën time. Është vetëm 12 vjeçe dhe jeton ende me prindërit, por më viziton shpesh”, ka theksuar Shaqiri.
E-Diaspora
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar Ngjarja, e organizuar nga Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik, mblodhi rreth 130 ekspertë...
-
Hapet Libri i Ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin
-
Berna shpërndan 700 kupona në vlerë prej 400 frangash për kurse të gjermanishtës
-
Thirrjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, thirrje për dinjitet njerëzor
-
Bernë: Java e 16-të kundër Racizmit do të zhvillohet nga 21 deri më 28 mars 2026
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç, gjoba mbi 1,000 euro për shkelësit Qeveria austriake është në fazat e fundit të përgatitjes së një ligji që do të ndalojë...
-
Mali i Zi dënon ushtarin e arrestuar në Deçan për targat “Kosova është Serbi”
-
Nga 1 janari, transporti publik, gjobat e parkimi do të jenë më shtrenjtë në Vjenë
-
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor
-
Linja e re e tramvajit të Vjenës fillon më 1 shtator