Maqedonia
Afrim Gashi flet për “Der Standard”: Shqiptarët vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë
Mobilizimi i shqiptarëve të Maqedonisë është vendimtar për referenumin e së dielës, shkruan prestigjiozja austriake “Der Standard", e cila ka biseduar edhe me deputetin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, përcjell albinfo.ch.
Ata janë sigurisht të ndarë, por politikanët shqiptarë janë të gjithë njëzëri: ata ftojnë bashkëqytetarët e tyre për të dalur në votime të dielën dhe të votojnë “po” për ndryshimin e emrit nga Maqedonia në Maqedoninë Veriore.
“Ne kemi shqetësimin, që shumë shqiptarë mendojnë, që ndryshimi i emrit do vijë me patjetër, pavarësisht nëse dalim në referendum,” thotë deputeti Afrim Gashi nga partia e BESËS. “Për shqiptarët këtu nuk ka rëndësi emri, për ta është e rëndësishme vetëm integrimi në NATO dhe BE.”
Shqiptarët të cilët përbëjnë rreth një të katërtat e banorëve të Maqedonisë, tradicionalisht janë pro-amerikanë dhe pro NATO-s. Ndryshe nga Serbia, ku shumica e banorëve janë kundër hyrjes në NATO, refuzimi nga ana e maqedonasve është më e ulët. Anketat e fundit flasin për 74 përqind të maqedonasve të cilët janë për integrimin e vendit në NATO. Gjithsesi Gashi pranon se për diasporën do jetë e vështirë për të qenë pjesë e votimit në referendum. Pasi ata të cilët jetojnë në Gjermani, duhet të udhëtonin paraprakisht deri në ambasadën maqedonase në Berlin, për t’u regjistruar – disa sosh nuk do merrnin këtë udhëtim.
Shqiptarët besnikë
Për këtë thotë Gashi – partia e tij u fut në qeveri – për të mundësuar ndryshimet kushtetuese, nëse gjatë referendumit nuk arrihet “50 përqindëshi”. Mobilizimi i shqiptarëve gjatë referendumit është vendimtar. Kryeministri i ri Zoran Zaev ka treguar më shumë respekt kundrejt shqiptarëve, thotë Gashi për shefin e qeverisë.
“Maqedonasit e kanë pranuar, që shteti pa shqiptarët, të cilët janë besnik të shtetit, nuk mund të shkojë përpara,” mendon ai.
Ai e sheh të dëmshme propagandën që shqiptarët kërojnë të ndajnë etnikisht vendin. Diskutimet e vendit mes Prishtinës dhe Beogradit për ndryshimet e kufijve ka sinjalizuar edhe Maqedoninë.
“Momentalisht shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë përshtatur në atë për të ndërtuar shtetin. Por nëse flitet për ndryshimin e kufijve etnikë dhe hapet Kutia e Pandorës, atëherë është tepër e ndërlikuar dhe për ne të gjithë keq. Pasi ne nuk e dimë, se cilët grupe radikale mund të qëndrojnë pas këtij propozimi,” paralajmëron Thaçi. “Kanë filluar menjëherë diskutimet nëse Likova duhet të lëshojë Maqedoninë dhe të bashkohet me Kosovën ose rajoni rreth Dibrës në Perëndim të bashkohet me Shqipërinë.”
Gashi mendon se dimensioni gjeopolitik i gjithë këtij debati lidhet me atë “çfarë Rusia bëri me Krimenë”. Për këtë ai thotë, se ndryshimet e kufijve në Ballkan, e cila mbështetet nga Rusia, kërkon të legjitimojë aneksimin e Krimesë.
Gashi ka kritikuar edhe rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këtë çështje.
“Gjithçka filloi, kur Rama papritur filloi të flasë në emrin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës,” tha Gashi duke kujtuar disa propozime të Ramës rreth drejtimit të Shqipërisë së madhe dhe indirekt ndezi debatin e ndryshimit të kufijve.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Aleksandër Vucic, kohëve të fundit gjithmonë e më tepër kanë filluar të flasin në emër të gjithë shqiptarëve dhe serbëve respektivisht, shkruan “Der Standard”.
Si shumë në Maqedoni, Gashi thotë se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, do mbyllen përgjithmonë këto pretendime. Anëtarësimi në NATO sjell më shumë siguri. Pas anëtarësimit në NATO – ngjashëm si në Malin e Zi – shumë ushtarakë të vjetër, të cilët rrënjët i kanë në armatën jugosllave, do dërgohen drejt pensionimit.
E-Diaspora
-
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps CEO dhe bashkëthemelues i Synaps në Vjenë, ai synon të revolucionarizojë dizajnin arkitekturor përmes inteligjencës artificiale... -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri












