Kosova

Gjermania interesohen për sektorin e energjisë në Kosovë

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka njoftuar se ka pasur një takim me një delegacion të investitorëve gjermanë, të cilët janë të interesuar që të investojnë në Kosovë.

Në njoftim theksohet se Gashi i ka njoftuar ata për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitor strategjik dhe për punën që ky dikaster është duke bërë në krijimin e kushteve për ta.

Delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, shprehu interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërishme, duke dëshiruar të ndjekin edhe shembullin e Gabriele Bitter, e cila tashmë ka bërë një investim në kompani për prodhimin e ngjyrave.

Gashi e vlerësoi lart rolin dhe interesimin e kompanive gjermane. Ky delegacion e vizitoi Kosovën me iniciativë të z. Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.