Kosova
Kurti: Mërgata e ka vullnetin dhe dijen për ndryshimet që na duhen
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë ftesë diasporës që të marrë pjesë në protestën e së shtunës.
“Besojmë që është e domosdoshme që mërgata në atë javë po pati mundësi të vijë masivisht në Kosovë, meqenëse ata janë kontributor shumë të mëdhenj jo vetëm për çlirimin e Kosovës, por edhe për shtetndërtimin. Edhe sa i prekët mbijetesës sociale, por në anën tjetër, ata nuk fitojnë asgjë, vetëm plaçkiten shumë”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se ka vërejtur interesim të madh të diasporës për të marrë pjesë në protestë, për shkak se tha se “ndodhemi në një situatë paradoksale”. “Mërgata e ka vullnetin dhe dijen për ndryshimet që na duhen. Në vitin e kaluar kanë sjellë 760 milionë euro në kanalet zyrtare, pa e llogaritur dasmat që i bëjnë verës e shumë çka tjetër dhe nëse i mbledhim këto, janë më shumë se 1 miliard. S’ka vend tjetër në botë që mërgata sjell gjysmën e buxhetit të shtetit, e shteti nuk bën asgjë për ta”, ka thënë Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se në ndryshimet e reformës zgjedhore do të propozojë që mërgata të ketë të drejtë të votojë në ambasada dhe konsullatat e Kosovës. Kurti ka thënë se pushtetet e deritanishme e kanë dashur paranë e mërgatës, por jo votën e mërgatës.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














