Kosova
Kurti fton gratë në protestën e së shtunës
Protestës të së shtunës, kreu i LVV-së Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe grave.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së Vetëvendosjes më 29 shtator për të kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi për shkëmbim të territoreve.
Kurti ka thënë se është koha që të gjithë të japin kontributin e tyre për ruajtjen e shtetësisë dhe pavarësisë. Mesazhi i
Kurtit i është drejtuar në veçanti grave.
“Gratë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh. Ndonëse gratë e vajzat janë të angazhuara shumë, kontributi i grave dhe vajzave është heshtur. Problemet e tyre janë të shumta, po s’mund të ndalen pa e ndalur këtë pushtet prej “burrash zullumqarë”, ka thënë Kurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












