Shqipëria
Shqipëria, vendi që nuk harrohet lehtë
Kostoja për një darkë të mirë për dy persona, me një pije, në një prej restoranteve më të mirë në Berat, është 40 euro
Shumica e evropianëve mendojnë gabimisht se oferta turistike është e dobët, ky është një paragjykim që e kanë edhe sllovenët.
Por, shërbimet nuk janë të bezdisshme dhe as të ekzagjeruara, shkruan “delo.si” në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.
Megjithatë, fluturimi nga Lubjana për në Tiranë zgjat rreth një orë dhe çmimet e biletave të avionëve janë të pranueshme edhe në mes të sezonit, transmeton “ATSH”.
Rrugët nuk janë të këqija. Në disa zona më pak të zhvilluara, normalisht që rrugët nuk janë aq të mira, por nuk janë edhe aq keq sa mendohej, përcjell albinfo.ch.
Nëse udhëton me makinë, duhet pasur parasysh se shumica e qyteteve nuk kanë rrugë bypass, kështu që kur udhëton nëpër vend, duhet të kalosh brenda qyteteve. Kjo e zgjat kohën e udhëtimit.
Gorica
Kostoja për një darkë të mirë për dy persona, me një pije, në një prej restoranteve më të mirë në Berat është 40 euro.
Në bregun e majtë të Osumit ndodhet një kodër, Gorica, ndërsa emri i qytetit të Beratit rrjedh nga sllavishtja e vjetër, nga fjala Beli Grad. Në të djathtë ndodhet Kalaja me një fortesë bizantine dhe një muze të jashtëzakonshëm në manastirin e Onufrit. Nga maja e kodrës është një pamje e jashtëzakonshme e qytetit dhe lumi që kalon mes dy kodrave. Në çdo gur të fortesës ndihet një atmosferë e veçantë. Një vend i tillë harrohet me vështirësi.
Gjirokastra
Në qytetin e dytë të UNESCO-s, Gjirokastra, rreth katër orë me makinë në drejtim të jugut, ndodhet një fortesë 336 metra e lartë që mban një muze me armë të vjetra. Në mur, ekspozohet me krenari një avion ushtarak amerikan, që në vitin 1957, për shkak të një defekti teknik, duhej të ulej pranë Tiranës.
Versioni i kësaj historie në gazetën shqiptare është shumë ndryshe, bëhej fjalë për një avion spiun të forcave imperialiste nga Perëndimi, që ushtria shqiptare e rrëzoi. Piloti ishte gjallë dhe më pas u la i lirë. Avioni ishte lënë si një trofe në anë të fortesës historike.
Çmime të ulëta dhe njerëz miqësorë
Llogaraja është krejtësisht ndryshe nga Saranda dhe është vetëm 50 kilometra në veri të Dhërmiut. Dhomat këtu nuk janë të nxehta dhe shkohet nëpërmjet një rruge spektakolare që ngrihet rreth 1 000 metra mbi nivelin e detit. Guidat thonë se është mes më të rrezikshmeve në vend. Por, hija në hotelet në majë të kalimit dhe pemët në Parkun Kombëtar të Llogarasë, të paktën gjatë muajve të verës, shpërblejnë 20 minuta ankth.
Një pikë e mirë për të qëndruar është resorti turistik Llogara, që në kopshtin e tij të madh ka drerë që hanë nga duart e turistëve. Nga këtu mund të zgjidhni të bëni ecje të shkurtra ose të gjata. Jeni me fat nëse takoni ndonjë. Shqiptarët nuk para bëjnë ecje në mal.
Ushqimi është i mirë në Shqipëri. Jo vetëm sepse ata dinë si të gatuajnë, por edhe sepse ushqimet e tyre nuk janë shumë të globalizuar kështu që për herë të parë mund të provohen vetëm këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














