Shkurt.ch
Gjysma e zviceranëve kundër heqjes së sekretit bankar
Refuzimi i shprehur në gjithë vendin sipas sondazhit "Bilan" është 54 për qind
Shumica e zviceranëve janë kundër heqjes së sekretit bankar në bankat zvicerane. Kështu thotë një sondazh i realizuar nga magazina zvicerane e biznesit “Bilan”.
Në pjesën gjermane të Zvicrës refuzimi është më i theksuar se në pjesën romande.
48 për qind e zviceranëve të pjesës perëndimore ishin deklaruar kundër heqjes së sekretit bankar për vendësit, ndërsa 55 për qind ishin kundër nga pjesa gjermanofolëse e Zvicrës.
Refuzimi i shprehur në gjithë vendin sipas sondazhit “Bilan” është 54 për qind.
Rreth këtij hulumtimi gjatë janarit janë intervistuar rreth 1.000 persona nëse autoritetet tatimore duhet të kenë qasje në të dhënat bankare për të luftuar evazionin fiskal, por edhe mashtrimin tatimor.
Rreth dy të tretat e të anketuarve janë shprehur gjithashtu në favor të luftimit të mashtruesve tatimorë. 60 për qind e të anketuarve në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës ishin deklaruar për dënimin e tyre, ndërsa 75 për qind në pjesën frengjishtfolëse të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












