Maqedonia
Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas festojnë së bashku Ditën e Paqes
Aktiviteti “Integrimi multietnik në arsim” u mbajt në kuadër të projektit të USAID dhe Komunës së Butelit në Parkun e Qytetit të Shkupit, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas të komunës së Butelit në Shkup kanë festuar së bashku Ditën e Paqes, duke promovuar kështu kohezionin mes grupeve të ndryshme etnike në Maqedoni.
Aktiviteti “Integrim multietnik në arsim” u mbajt në kuadër të projektit të USAID dhe Komunës së Butelit në Parkun e Qytetit të Shkupit, shkruan albinfo.ch.
“Komuna e Butelit nuk e bën këtë për herë të parë, kjo vetëm se u bë traditë. Për herë të parë është ajo që të gjithë shtatë shkollat fillore të Butelit janë pjesëmarrëse. Falënderoj USAID-in dhe Forumin Rinor që na e mundësoi këtë aktivitet. Besoj që për të rinjtë ky do të jetë një aktivitet i veçantë, në të cilin do të marrin përvojë, e cila do të mund t’ju shërbej gjatë jetës”, tha kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski (LSDM).
Në anën tjetër, nga USAID-i mori pjesë Sara Kaevik, e cila u shpreh e gëzuar për një festë të tillë ndëretnike.
“Është iniciativë pesëvjeçare qëllimi i së cilës është që t’i përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike në mes të rinjve në shkollat nga e gjithë Maqedonia. Megjithatë njëkohësisht i forcojmë dhe vlerat e tyre qytetare dhe demokratike përmes implementimit të aktiviteteve, siç është aktiviteti i sotëm, me të cilin e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes në bashkëpunim me Komunën e Butelit dhe Forumin rinor të arsimit, i cili është partner yni”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














