Kosova
Sa ushtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës?
Nga ky numër, 3 mijë prej tyre do të jenë pjesëtarë rezervë e 5 mijë të tjerë do të jenë trupa aktive
Miratimi në Qeveri i tri ligjeve që kanë të bëjnë me tranzicionin e FSK-së në Ushtri, shënon përpjekjen e radhës së institucioneve të Kosovës për përfundimin e këtij procesi.
Pas miratimit në Qeveri, projektligjet në fjalë janë dorëzuar në Kuvend, ku edhe pritet që të vendosen në rend dite, për t’u votuar më pas nga deputetët e Parlamentit.
E gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së, pritet që të ketë ndryshime edhe në strukturën e kësaj force.
Në një përgjigje për “lajmi.net” nga ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është bërë e ditur që në bazë të dinamikës së planifikuar të ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së, parashihet edhe rritja e numrit të pjesëtarëve.
“…po, parashihet edhe rritja e numrit sipas dinamikës së planifikuar të ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së, përcjell abinfo.ch.
Po ashtu, nga kjo ministri bëhet e ditur që numri i përgjithshëm i pjesëtarëve Ushtrisë së Ardhshme të Kosovës pritet të jetë rreth 8 mijë.
Nga ky numër, 3 mijë prej tyre do të jenë pjesëtarë rezervë e 5 mijë të tjerë do të jenë trupa aktive.
Optimist që këto projektligje do të votohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është shprehur kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se deputetët duhet të jenë me një qëndrim të unifikuar, dhe të votojnë për një vendim që siç e cilëson ai është pritur tash e gati 19 vite.
Kujtojmë, se kundër transformimit të FSK-së në Ushtri ka dalur Lista Serbe.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













