E-Diaspora
Petrit Çeku shkëlqen në skenën e Bazelit
“Muzicienti i ri në stilin e mjeshtërve klasikë” është titulli që gazeta “Baselandliche Zeitung” i vë artikullit për koncertin e parmbrëmshëm (30 janar) që virtuozi i kitarës nga Kosova e ka dhënë në Bazel
“Seria e koncerteve “Rising Stars” është ndër më interesantet që organizon Allgemeine Musikgesellschaft Basel (AMG). Këtu prezantohen muzicientë të rinj që kanë marrë çmime në konkurse në gjithë botën dhe që janë në fillet e karrierës së tyre ndërkombëtare. Interesimi i publikut për “Rising Stars” është i madh. Kjo u tregua edhe në koncertin e tretë për këtë sezon, të kitaristit 28 vjeçar me prejardhje kosovare, Petrit Çeku. Ai ka dalë fitues në konkurse të shumta ndërkombëtare , përfshirë edhe atë “Andres Segovia” në qytetin gjerman Velbert.
Segovia, mjeshtri i madh, i vdekur në vitin 11987, është një pikë orientimi për çekun. Mjeshtri klasik spanjoll, ashtu si dhe mjeshtër të tjerë të vjetër të kitarës gjejnë ekzekutuesin kompetent te kosovari Petrit Ceku. Atmosfera e preferuar e Cekut është romantizmi i vonë, dhe këtë e tregon programi i tij recital. Koncerti fillon në mënyrë paradigmatike me “Sonata romantika” A-Dur, një homazh për Schubertin, i autorit meksikan Manuel Ponce që e kishte kompozuar në vitin 1929 për Andres Segovian.
Në afishen e programit Çeku na është prezantuar si një instrumentist virtuoz dhe poet. Poet është me të vërtetë por virtuoz në kuptimin e drejtpërdrejtë ai nuk është edhepse në fakt ai di të luajë me virtuozitet në kitarë. Ai është një kitarist që e ndjen muzikën nga brenda, i cili shpërfaq jetën e brendshme të pjesëve që luan, brishtësinë e tyre. Çeku shpalos një patos të introvertuar dhe befason me një piano plot ndjenjë. Aty është melankolia në sonatën e Ponces, një pikëllim për të kaluarën e humbur.
Në veprën homazh të Mario Casteelnuovo-Tederco kushtuar Paganinit “Capriccio diabolico” Çeku lidh në mënyrë ideale muzikalitetin e tij të mbështetur në romantikën e vonë me shkëlqimin teknik”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










