Kosova
Veteranët deponojnë ankesa në Prokurori pas publikimit të listave
Dhjetëra veteranë i kanë deponuar ankesat e tyre në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në tentimin e tyre për të dëshmuar kontributin e tyre gjatë luftës. Të indinjuar me faktin që e kanë gjetur emrin e tyre në listat e veteranëve të rremë, veteranët kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi për diskreditimin që u është bërë si dhe për shkeljen e privatësisë.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do t’i mbledhë të gjitha ankesat e veteranëve, e të cilat do t’i paraqesë si dëshmi gjatë procesit të gjykimit, në mënyrë që emrat e veteranëve të vërtetë të largohen nga këto lista, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se publikimi i listave me veteranë mashtrues, por edhe me veteranë të vërtetë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
KMDLNj-ja kërkon të vazhdojë procedura gjyqësore ndaj atyre që kanë përfituar kundërligjshëm nga statusi i veteranëve mashtrues si dhe ndaj atyre që ua kanë mundësuar këtë veprim, pa ndërhyrje politike dhe pa ndërhyrje të grupeve të tjera të interesit. Po ashtu kërkohet nga të gjitha palët të përmbahen nga fjalori i dhunshëm.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












