Kosova
Haradinaj premton pastrimin e Kosovës nga mbeturinat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po e nisin aksionin për ta pastruar Kosovën, pasi për dy dekada janë hedhur mbeturina në gjithë vendin

Edhe zyrtarisht ka nisur aksioni ta pastrojmë Kosovën, i cili po zhvillohet në 35 komuna dhe në të cilin po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.
Aksionit iu kanë përgjigjur përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë. Ai nisi në deponinë më të madhe në Prishtinë, e cila do të bëhet park për fëmijët.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po e nisin aksionin për ta pastruar Kosovën, pasi për dy dekada janë hedhur mbeturina në gjithë vendin.
Aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’, ka vazhduar edhe në zonën industriale në Prishtinë, ku u tha se Kosova do të pastrohet gjatë tre muajve të ardhshëm, por gjithashtu u tha se së shpejti do të nisin edhe ndëshkimet për ata që hedhin mbeturina në vendet publike, raporton RTK.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në gjithë Kosovën janë mbi 1500 deponi ilegale por është shprehur i bindur se gjatë këtyre tre muajve do ta pastrojnë Kosovën.
Haradinaj: Do ta pastrojmë Kosovën
“Besoj që për tre muaj do ta kryjmë punën, pra do ta pastrojmë Kosovën dhe besoj që këta tre muaj do të na shërbejnë që ta kuptojmë që nuk do të gjuajmë më bërllok. …po pas kohës së paraparë do të fillojmë edhe me politika ndëshkimore, janë përgatitur legjislacioni, rregullat, është rrezik për shëndetin, është rrezik për çdo gjë, nuk guxojmë të vazhdojmë kështu më”, tha ai.
Edhe FSK në aksionin për pastrim
Aksionit të pastrimit i është bashkuar edhe FSK. Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka shprehur mirënjohjen, si dhe ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Ai me këtë rast edhe një herë ju bëri ftesë të gjithë pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset ku jetojnë.
Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore, FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere, makineri, mjete transporti, si dhe forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se deri më datën 1 tetor është aksioni që t’i pastrojnë të gjitha deponitë ilegale që kanë identifikuar në Prishtinë.
Ahmeti: Shpejt do të fillojmë edhe me policinë e gjelbër
“Është vështirë që bërllogun që e kemi bërë për 20 vite ta pastrojmë për dy javë, megjithatë kur po e shohim që të gjitha institucionet janë të angazhuara, po shpresojmë dhe do të punojmë që mos të ketë as dallime partiake dhe kurrfarë dallim tjera sepse bërllogu është problem për të gjithë neve. Ne shumë shpejt do të punojmë sepse legjislacioni tashmë ekziston që në vend të ngjarjes mund t’i dënojmë ata që gjuajnë bërllog, jo vetëm këta që gjuajnë me kamjona por shumë shpejt do të fillojmë edhe me policinë e gjelbër dhe ndoshta do ta shfrytëzojmë edhe një pjesë të kontingjentit të Policisë në mënyrë që të japim dënime për këta që e ndotin ambientin“, tha Ahmeti.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se udhëzimi administrativ për ndëshkimet do të jetë gati në javën që vjenë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz