Bota
Gjermani-Itali: Kthimit të migrantëve i mungon një detaj
Qeveria gjermane përmes ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer bën të ditur se është gati marrëveshja bilaterale me Italinë për kthimin e migrantëve. Por një detaj i rëndësishëm mungon
“Marrëveshja me Italinë është e mbyllur”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer (CSU) në Bundestag të mërkurën. Mungojnë vetëm dy nënshkrime, ajo e tij dhe e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, shkruan deutschewelle.de. “Por për të kursyer kostot e udhëtimit ne do t’i shkëmbejmë dokumentet”, tha Seehofer, duke theksuar se kjo do të zgjasë disa ditë. “Ky është sukses.”
Italia: Pa nënshkrim – pa marrëveshje
Por në Itali duket se nuk e ndajnë qëndrimin e Seehoferit. Sipas qarqeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, për sa kohë që nuk ka nënshkrim, as marrëveshja nuk quhet e mbyllur. Kreu Matteo Salvini, nga kampi djathtist do të flasë për këtë temë në konferencën e Vjenës për temën e sigurisë dhe migrimit në BE. Synimi i Italisë është një ujdi me kompensim. Italia do ta nënshkruajë marrëveshjen, vetëm atëherë kur të mos i duhet të kujdeset më sikur edhe për një refugjat të vetëm, ka thënë Salvini.
Qeveria gjermane ka nënshkruar ujdi ripranimi të refugjatëve që kanë regjistruar më parë në një vend të BE, sipas Marrëveshjea se Dublinit, edhe me vende të tjera si Spanjën dhe Greqinë. Ato parashohin që Gjermania duhet të kthejë brenda 48 orësh nga kufiri gjermano-austriak në këto vende, po qe se ata e kanë bërë kërkesën e azilit në këto vende. Verifikmi bëhet përmes një database të posaçme, eurodac.
Marrëveshja me Greqinë parashikon edhe detyrimet gjermane. Qeveria gjermane i ka premtuar asaj greke, se do të verifikojë deri në fund të vitit rastet e mëparshme të bashkimit familjar të refugjatëve. Në Greqi presin 2000-3000 refugjatë që t’u bashkohen familjeve në Gjermani. Edhe me Italinë Berlini synon të gjejë ujdi, duke marrë pjesë në pranimin e refugjatëve që shpëtohen në det të hapur.
Grindja për kthimin e refugjatëve nga Gjermania në vendet ku kanë kërkuar azil shpërtheu ashpër në pranverë në Gjermani duke e çuar në krizë të fortë koalicionin qeveritar. Horst Seehofer u ngarkua atëherë me detyrën e kërkimit të ujdive me Italinë, Greqinë dhe Spanjën.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












