Bota
OKB: Shtatë herë më shumë migrantë mbërritën në rrugë tokësore në 2018
Rreth 18 000 migrantë të parregullt mbërritën në Europë në rrugë tokësore që prej janarit, një shifër shtatë herë më e lartë se ajo e vitit të kaluar në po të njëjtën periudhë, njoftoi sot OKB-ja duke specifikuar se itinerari më i frekuentuar është ai nga Turqia drejt Greqisë.
Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) më shumë se një e pesta e migrantëve të parregullt që mbërrijnë në Europë vijnë në rrugë tokësore.
”Rreth 17 966 të ardhur në rrugë tokësore në Europë mes janarit dhe fundit të shtatorit 2018 janë një shifër në rritje në raport me 2 464 të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar’’, njoftoi IOM-ja në një komunikatë për shtyp.
Rritja e numrit të migrantëve me rrugë tokësore përkon me uljen e migrantëve në rrugë detare, pasi itinerari nga Libia është bërë gjithnjë e më i vështirë nga shtimi i patrullimeve të rojeve bregdetare libiane, shkruan ATSh, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











