Kosova
Edhe sa do të lëshohen vizat?
Analistët thonë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë në edukimin e qytetarëve për liberalizim
Kosovës i kanë mbetur edhe disa procedura që qytetarët ta fitojnë të drejtën e lëvizjes në shtetet e zonës Schengen. Ndër të tjera, vendi duhet të garantojë që nuk do të ketë abuzim me liberalizim.
Por, pas votimit në Parlamentin Evropian, që doli të jetë me shumicë të votave pro, votimi në Këshillin e Ministrave mund të jetë më i komplikuar. Kështu ka thënë për Gazetën Express njohësi i integrimeve evropiane nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati.
“Siç ka qenë e ditur, pas votimit pozitiv në LIBE, Parlamenti Evropian ka qenë i autorizuar për të votuar në seancë plenare për liberalizim. Kjo votë pozitive veçse ka qenë e pritur, pasi që PE në vazhdimësi ka nxjerrë rezoluta dhe ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën”, ka thënë Murati për Gazetën Express.
E ato çka i mbeten këtij procesi të gati përfunduar, janë edhe disa hapa të rëndësishëm, duke filluar nga formimi i grupeve punuese, që përbëhen nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka treguar për Gazetën Express hapat e mëtejmë të këtij procesi, ku bëri të ditur se më 17 shtator do të jetë takimi i grupit punues, të cilët do të diskutojnë elementet e Traktatit.
“Pas diskutimeve në grupe punuese, procesi i liberalizimit votohet në Këshill, në nivelin e ambasadorëve permanent të shteteve anëtarë në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj.
Ministrja ka sqaruar se prapë diskutimi kthehet në nivel të ministrave dhe pastaj në Parlament duhet të votohet me shumicë kualifikuese.
E votimin për liberalizim në Këshill, Artan Murati e konsideroi se mund të jetë i komplikuar.
“Votimi në Këshill mund të jetë më i komplikuar, por megjithatë besoj se do të jetë pozitiv”, tha Murati për Express.
Ai tha se çështja e Kosovës mund të jetë në agjendë në Këshill qysh muajin tjetër.
“E rëndësishme është se nuk duhet votë unanime, por shumicë e kualifikuar. Kosova mund të jetë në agjendë të Këshillit qysh muajin tjetër”.
Murati përmendi problemin kryesor me shtetet anëtare, për të cilët tha se problemi nuk ekziston tek shtetet mosnjohëse të Kosovës si shtet, por qëndron te shtetet mike të Kosovës, që mund të rrezikohen nga azilkërkuesit kosovarë.
Ai gjithashtu tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë në edukimin e qytetarëve për liberalizim.
Komiteti i Bashkimit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në gusht të këtij viti kanë votuar pro kalimit të çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Parlamenti Evropian ka votuar pro hapjes së dialogut së të ashtuquajturit trialog brenda BE-së, me 420 vota për, 186 kundër dhe 22 abstenime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













