Kosova
Haradinaj: Tema që i bashkon shqiptarët është vota pro NATO-s
“Nëse ka një temë që na bashkon sot kudo që jemi shqiptarët si në trojet tona etnike, si shqiptarët në Maqedoni, në diasporë dhe kudo që jemi, është vota po për referendumin në Maqedoni, për një Maqedoni në NATO, për shqiptarët në NATO”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi.
Kryeministri Haradinaj pas takimit me kryetarin Thaçi në një prononcim për media tha se është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe Maqedonia, me theks çështjen e referendumit të 30 Shtatorit.
“Ne në Kosovë vërtetë i thërrasim prej zemrës vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në Maqedoni, shqiptarët të votojnë pro NATO-s, duke e ditur që NATO na e ka shpëtuar jetën në vitin 1999, në kohën tonë më të vështirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira me Qeverinë e Maqedonisë, me kryeministrin Zaev, por edhe me spektrin politik dhe me politikën shqiptare atje.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, tha se çështja kryesore e biseduar në takim me kryeministrin Haradinaj ishte Referendumi 30 shtatorit që do të mbahet në Maqedoni, një moment vërtet historik për shqiptarët e Maqedonisë.
”Gjithë forcat politike shqiptare jemi duke punuar dhe besojmë plotësisht në një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Besojmë se gjithë shqiptarët e ndajnë bindjen me ne, se ne i kemi borxh perëndimit, i kemi borxh NATO-s dhe besoj se kjo është ideja madhore që i bashkon gjithë shqiptarët për shkak se këtu nuk ka dilema, orientimi jonë i përgjithshëm pa marrë parasysh ku jetojmë si një shtet, është NATO dhe BE-ja”, tha kryetari Thaçi, shkruan Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













