Shkurt.ch
Më shumë në shërbimin civil, sesa në ushtri
Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë mbajtur 1.2 milionë ditë në shërbim të komunitetit.
Pas lehtësimeve në shërbimin civil, më shumë të rinj zgjedhin të kryejnë punë për komunitetin, sesa shërbimin e obliguar ushtarak. Samuel Werenfels, përgjegjës në CIVI, thotë se shkaktar për rritjen e numrit të të rinjve që kryejnë shërbimin civil janë edhe procedurat disiplinore.
“Të rinjtë duhet të kryejnë më shumë ditë të shërbimit civil sesa në vitin 2009”, tha Werenfels.
Edhe dënimet do të jenë më të larta deri 2 mijë franga në raste të tilla, kur të rinjtë në mënyrë të përsëritur nuk i kthehen shërbimit civil. Po ashtu lënda e tyre do t’u procedohet autoriteteve civile të drejtësisë penale.
Kundër 775 të rinjve janë hapur procedurat disiplinore, dy herë më shumë se në vitin 2009. Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë mbajtur 1.2 milionë ditë në shërbim të komunitetit.
5139 persona janë regjistruar për të kryer shërbimin civil gjatë vitit 2012. Bëhet fjalë për 469 njerëz më shumë se një vit më parë.
Që nga prilli i 2009-ës të rinjtë mund të mos i përgjigjen shërbimit ushtarak, por si kompensim duhet të kryejnë punë për komunitetin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












