Lifestyle
Filmi “Vox Lux”, në garë për çmimin kryesor në Venecie
Në vitin 2010, Natalie Portman e hapi festivalin e filmit në Venecie, në rolin e një balerine problematike në filmin "Black Sëan" – rol ky që po ashtu ia fitoi një shpërblim Oscar.
E tashti, aktorja është kthyer në këtë festival me filmin “Vox Lux”, ku ajo e portretizon një pop yll të lazdruar dhe me një të kaluar problematike. E kaluara e protagonistes së portretizuar nga Portman, Celeste, zë vend në fillim të filmit, kur si 14-vjeçare Celeste vjen e portretizuar nga aktorja Raffey Cassidy dhe jeta e saj transformohet si pasojë e një incidenti me armë zjarri në shkollë, që e lë atë të lënduar fizikisht por edhe mendërisht.
Një këngë të cilën Celeste e interpreton gjatë një transmetimi televiziv të ceremonisë përkujtimore që i nderon viktimat e këtij sulmi në shkollë, e bën atë të famshme dhe kështu nga një vajzë e pafajshme dhe e sjellshme, ajo shndërrohet në një pop princeshë të lazdruar, e cila menaxhohet nga Jude Laë.
Portman, Cassidy dhe kolegia e tyre Stacy Martin, e cila në film e luan rolin e motrës së Celestes, Eleanor, e hijeshuan qilimin e kuq të shtruar në Venecie, me ç’rast që të tria kishin veshur fustane me rreke. Me këngë të kompozuara nga kantautorja australiane Sia, “Vox Lux” është një prej 21 filmave në garë për “Luanin e Artë” sivjet, i cili do të ndahet në natën e fundit të festivalit më 8 shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











