Shqipëria
Sekuestrohen 5 milionë euro
Policia shqiptare bashkëpunoi në këtë operacion me agjencitë amerikane e spanjolle
Policia shqiptare sekuestroi 5 milionë euro asete të një grupi kriminal të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si pjesë e operacionit “Vazhdimi”.
Pasuritë e sekuestruara u përkitnin të arrestuarve A. Ndoci dhe J. Deblini, që u kapën në flagrancë në prill 2018 nga policia spanjolle dhe DEA e EUROPOL, shkruajnë mediat shqiptare.
Ata u akuzuan për trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pasi u kapën me një mijë kilogramë kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1 milionë e 550 mijë euro cash, përcjell albinfo.ch.
Ndoci dhe Deblini, njoftoi policia, janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine drejt Evropës.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro për llogaritë e tyre bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, së bashku me familjarët e tyre.
Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit sekuestroi llogaritë e tyre në 3 banka me një sasi të konsiderueshme eurosh, aksionet e një shoqërie tregtare në fushën e ndërtimit, një njësi banimi në pallat, 8 apartamente 905 metra katror, dy dyqane 280.4 metra katror, 4 garazhe automjetesh 60 metra katror dhe 3 automjete; sekuestroi gjithsej 5 milionë euro.
Policia shqiptare bashkëpunoi në këtë operacion me agjencitë amerikane e spanjolle dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për zbulimin e pasurive të tjera të krimit.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












