Autotech
Edhe Amazon kap vlerën e një trilion dollarëve
Arritja e kësaj vlere shënon edhe kapitullin e fundit në historinë e mahnitshme të rritjes së kësaj kompanie, të themeluar nga biznesmeni Jeff Bezos në Seattle të Uashingtonit në vitin 1994
Amazon është bërë kompania e dytë më e vlefshme sipas “Wall Street”, duke kaluar vlerën e një trilion dollarëve, vetëm pak javë pasi këtë rekord e arriti për herë të parë në histori kompania Apple.
Të martën, një rritje e beftë e çmimit të aksioneve të Amazon, e cila është e listuar në bursën “Nasdaq” të Shteteve të Bashkuara, e bëri atë të kalonte mbi limitin e pakapshëm deri pak javë më parë të një trilion dollarëve.
Arritja e kësaj vlere shënon edhe kapitullin e fundit në historinë e mahnitshme të rritjes së kësaj kompanie, të themeluar nga biznesmeni Jeff Bezos në Seattle të Uashingtonit në vitin 1994, shkruan “TCH”.
Në më pak se 25 vite, kompania ka siguruar një prani të ndjeshme në thuajse gjithçka: nga shitjet me pakicë te artikujt ushqimorë, e deri te transmetimet video, duke bërë që ajo të sigurojë të ardhura deri në 178 miliardë dollarë vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Bezos u bë njeriu i dytë më i pasur në botë përgjatë kësaj historie suksesi, me një pasuri të përllogaritur në mbi 167 miliardë dollarë këtë të martë, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
Amazon u kuotua për herë të parë në bursë me një vlerë prej 18 dollarë për aksion në vitin 1997, ndërkohë që këtë të martë, aksionet kanë kapur vlerën e 2.050 dollarëve secili, gjë që e rrit vlerën e kompanisë në mbi një trilion dollarë.
Por, rritja e shpejtë e kompanisë ka ardhur mes kritikave të ashpra mbi qasjen e kompanisë ndaj taksave dhe të drejtave të punonjësve. Amazon ka qenë në një konkurrencë të ashpër me Apple për arritjen e këtij rekordi historik prej muajsh, por humbi garën kur tregjet financiare u përgjigjën në mënyrë më favorizuese ndaj rezultateve financiare të Apple të muajit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













