Kosova
Administrata e Qeverisë, në grevë për rritje pagash
Këshilli grevist, përmes një komunikate për media, ka thënë se nga sot, 04 shtator 2018, greva fillon zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre legjitime
Një pjesë e administratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar grevën edhe sot. Ata janë duke mbajtur grevën, për shkak të diskriminimit në paga, pasi sipas tyre, disa kanë marrë paga me rritje e disa prej tyre jo.
Këshilli grevist, përmes një komunikate për media, ka thënë se nga sot, 04 shtator 2018, greva fillon zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre legjitime.
“Ndarja dhe përfshirja e një pjese të stafit të Zyrës së Kryeministrit në vendimin për rritje të pagave, ka krijuar pabarazi në mirëfunksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë që nëpunësit civilë, në kuadër të zyrave që janë pjesë e vendimit, të kenë dallime substanciale në paga nga nëpunësit e tjerë, përkundër faktit se në legjislacionin aktual duhet të trajtohemi barabartë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











