Kosova
Qendra për onkologji pediatrike nga Holanda mbështet QKUK-në
Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë e përkrahjes që ka profesor Kaspers dhe ekipi mjekësor nga Holanda për repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike në QKUK

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu, ka pritur në takim pune profesor Gert Jan Kaspers nga Qendra për onkologji pediatrike “Princess Maxima“ në Holandë, bashkë me stafin tjetër mbështetës.
Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë e përkrahjes që ka profesor Kaspers dhe ekipi mjekësor nga Holanda për repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike në QKUK.
Kaspers tha se Qendra për onkologji pediatrike “Princess Maxima“ në Holandë, bashkë me Fondacionin Care for Kosovo Kids kanë mundësi të mbështesin stafin shëndetësor në edukim dhe subspecializim, në mënyrë që pas trajnimit ato njohuri t’i aplikojnë te fëmijët e Kosovës. Po ashtu, ai tha se do të shikojnë edhe forma të tjera të ndihmesës në mënyrë që shërbimi për fëmijët e diagnostikuar të jetë sa më i kompletuar.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz