Kosova
Familja thotë se mërgimtari nga Zvicra është vrarë
I ndjeri kishte biznesin të tij me vetura dhe jetonte në Zvicër dhe vizitonte shpesh Kosovën
Avdyl K., kishte vite që po jeton në Zvicër bashkë me familjen. Por ai kohëve të fundit shumë shpesh e vizitonte Kosovën, kjo gjë jo vetëm për pushime, por edhe për punë biznesore. Ai që një kohë merrej me shitjen e veturave të cilat i importonte në Kosovë nga shtetet perëndimore.
Avdyli, brenda këtyre pesë muajve të fundit dy herë kishte ardhur në Kosovë. Së fundmi ai nga Zvicra kishte sjellë një veturë të cilën kishte planifikuar që ta shiste në vendlindje. Por, pas disa ditëve ai u gjet i vdekur pikërisht në veturën të cilën e kishte planifikuar për shitje. Familjarët e të ndjerit po dyshojnë se ai u vra. Ndërkohë, nuk dinë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Gazeta Express, ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët nuk besojnë për vetëvrasje. Por thonë se atë e vrau dikush.
Avdyli sipas familjarëve të premten mbrëma kishte dalë për t’u takuar me disa persona për t’ua shitur një veturë. E që nga ajo kohë ai për familjen nuk u bë më i gjallë. Avdyli u gjet i vdekur të dielën në mbrëmje nga një fshatar.
“Nuk e dimë se çka ka ndodhë. Avdylin tonë e kanë vrarë. Nuk ka ndonjë mundësi tjetër. Ai ka dalë të premten në mbrëmje dhe nuk u kthye më”, rrëfehen nga familja, raporton “Gazeta Express”.
Ata tonë se rastin për zhdukjen e Avdylit e kanë paraqitur në rajonin policor të Ferizajt, por këta të fundit sipas familjarëve janë vonuar për nisjen e kërkimeve për të. “E kemi raportuar në polici si të zhdukur. Policia janë vonua deri sa i kanë filluar hetimet”, thonë tutje nga familja, përcjell albinfo.ch.
E trupi i pa jetë i Avdyl K. u gjet të dielën rreth orës 17:00 të pasdites në afërsi të lumit në Ferizaj.
Fytyra e tij sipas familjarëve ka qenë shumë e dëmtuar. Edhe policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka dhënë detaje për këtë rast.
Sipas policisë, në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Një mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur. Në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












