Autotech
BE-ja vendos standarde të reja në lidhje me ndotjen e automjeteve
Teste më të forta kundër ndotjes për veturat kanë hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian nga data 1 shtator.
Ato vijnë si përgjigje ndaj skandalit të vitit 2015 që preku automjetet “Volkswagen” në lidhje me ndotjen, ku disa prej automjeteve me motor diesel të prodhuesit gjerman ishin punuar në mënyrë që të mashtronin testet, ndërkohë që prodhonin sasi ndotjeje përtej normave, shkruan “ATSH”.
Kontrollet e reja janë pjesë e Harmonizimit Ndërkombëtar e Procedurave të Testeve për Automjetet e Lehta (WLTP), përcjell albinfo.ch.
“Ato janë përpunuar në mënyrë që të masin ndotjen duke përdorur të dhëna reale dhe jo duke u bazuar në profilet teorike, që ishte baza e testeve të mëparshme”, thotë BE-ja.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











