Kosova
Haradinaj thotë se po përgatiten për transformimin e FSK-së
Ai ka thënë se Kosova po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s
Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut të Kroacisë, ka thënë se Kosova po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon.
Gjatë panelit të diskutimit në këtë forum ai ka theksuar se ekzekutivi po punon që ndërlidhja e rajonit të jetë në funksion të integrimeve evropiane.
“E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën evropiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia di vlerën dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë”, ka thënë Haradinaj.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










