Kosova
Kouchner: Korrigjimi i kufijve, ide e mirë
Kouchner ka thënë për BBC se kjo marrveshje do të ishte “përfundim i luftës”
Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner ka dalë në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ish-ministri i jashtëm i Francës ka vlerësuar se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët, dhe sipas tij do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët.
Kouchner ka thënë për BBC se kjo marrveshje do të ishte “përfundim i luftës”.
“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tash opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. UInë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner, përcjell lajmi.net.
Reagime të shumta ka pasur sot gjatë ditës mbi temën e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministra të vendeve kryesore të Evropës kanë pasur qëndrime të ndara sa i përket kësaj teme.
Në njërën anë Gjermania dhe Austria qpo e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, e në anën tjetër ministri i jashtëm i Belgjikës ka thënë se marrëveshja varet direkt nga dy vendet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










