Lajme
Shqiptarët nuk heqin dorë nga lapidari i dëshmorëve
Kuvendarët shqiptarë të tri kuvendeve komunale të Luginës së Preshevës kanë vendosur që lapidarin e dëshmorëve ta mbrojnë me të gjitha mjetet demokratike
Deputetët shqiptarë të tri komunave të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) kanë vendosur që me çdo mjet demokratik ta mbrojnë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, që është vendosur në oborrin e Komunës së Preshevës.
Këtë vendim, ligjvënësit shqiptarë e kanë marrë pas një takimi konsultativ që kanë mbajtur në Preshevë. Ata po ashtu kanë vendosur që ditëve në vijim të mbajnë edhe takime të tjera të përbashkëta, për të marrë vendime konkrete përkitazi me situatën në terren.
Ky takim i këshilltarëve shqiptarë ka ardhur pas kërcënimit të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se para datës 17 janar do ta heqë dhunshëm, pllakën përkujtimore nga oborri i Komunës së Preshevës.
17 janari është dita kur duhet të zhvillohet raundi i ardhshëm i negociatave Prishtinë-Beograd.
Ish-përfaqësuesi politik i ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Jonuz Musliu ka thënë se takimi është mbajtur nën inicimin e tij, ndërsa është vendosur që lapidari i dëshmorëve të mos hiqet për asnjë çmim.
“Në këtë takim morëm vendim që pllaka përkujtimore nuk guxon të lëvizet nga vendi me asnjë çmim. Po ashtu ky vendim iu la Kuvendit të shqiptarëve të Luginës për të shtunën më 12 janar, kur edhe do të mbahet”, ka thënë Musliu.
Siç ka deklaruar ai për “Zëri” ish udhëheqësi i guerilëve shqiptarë i kthyer tashmë në politikë, Jonuz Musliu ka thënë se sot përmes një letre do të njoftohen ambasadorët e shteteve të Quint-it për situatën e sigurisë në Luginën e Preshevës.
Në seancat që do të mbahen të premten, sipas Musliut, pritet të diskutohet situata politike e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore në Preshevë, ndërsa të shtunën këshilltarët shqiptarë të tri Kuvendeve, do të dalin me një qëndrim të përbashkët për hapat e mëtutjeshme që do të merren në mbrojtje të pllakës përkujtimore.
Situata e sigurisë në Luginën e Preshevës, një territor i banuar me shqiptarë në Serbinë jugore, është përkeqësuar pas zbulimit të një pllake përkujtimore për dëshmorët shqiptarë të UÇPMB-së, që kishin rënë në luftë me forcat e Milloshviqit, në vitin 2000-2001.
Kjo pllakë përkujtimore është konsideruar si provokim nga autoritetet serbe. Kreu më i lartë i shtetit serb, presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq, kanë kërkuar heqjen e kësaj pllake. Ata kanë thënë se nëse shqiptarët nuk e bëjnë këtë vetë, atëherë shteti (Serbia) do ta heq me dhunë.
Ndryshe, kundër heqjes së lapidarit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti. Ai ka thënë se heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit.
“Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti për RD.
Serbia, sipas tij, duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmarrë akte ekstreme, siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. “Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










