Turizëm
2.5 milionë turistë për dy muaj
Në korrik dhe gusht kanë ardhur 2.5 milionë turistë të huaj, apo krahasuar me një vit më parë kemi gjysmë milioni turistë të huaj më shumë

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Hajrulla Çeku deklaroi se në dy muaj Shqipërinë e kanë vizituar 2.5 milionë turistë të huaj.
Duke folur për numrin e turistëve të huaj në Shqipëri për periudhën korrik-gusht, zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Çeku tha se “jemi në fund të gushtit, por nuk jemi në fund të sezonit të verës, sepse edhe parashikimet e motit dhe fluksi i turistëve jep indicien se dhe shtatorin do ta kemi me një numër të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që vijnë me pushime, por deri tani, korriku dhe gushti, jemi me 2.5 milionë turistë të huaj, apo krahasuar me një vit më parë kemi gjysmë milioni turistë të huaj më shumë”, transmeton “ATSH”.
“Ne kemi rritje të madhe në pika që nuk kanë patur fluks të madh më parë, siç është porti i Sarandës, Vlorës dhe Durrësit, ku rritja e turistëve të huaj ka qenë me 20%. Po ashtu, aeroporti ndërkombëtar ka një fluks të madh, sepse kemi fluturime të reja çarter dhe hyrja kap nivelin 30% më shumë në gusht, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, ka shtuar tutje Çeku, përcjell albinfo.ch.
Rritja, tha zëvendësministri i kalon “pritshmëritë tona, ndonëse kemi qenë të kujdesshëm për të projektuar numrin e turistëve dhe këtë vit do të synojmë të kemi 6 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri në krahasim me 2017, që ishte 5.1 milionë vizitorë të huaj. Ky është synimi për të gjithë vitin 2018, por shpresojmë se do të kapim shifrën 6 milionë”, theksoi ai.
Më tej, Çeku tha se kur filluam këtë vit përgatitjet me aksionet e pastrimit dhe shërbimet turistike “ne thamë se do të synojmë një Shqipëri jo vetëm bregdetare, por dhe e turizmit malor, kulturor, i sporteve të aventurës e kulinarisë”.
Turizmi kulturor, gjysmë milion vizitorë të huaj
“Ne kemi shifra inkurajuese për turizmin kulturor, pasi periudha janar-korrik i këtij viti ka shënuar numër rekord, flasim për gjysmë milion vizitorë, ose 65% më shumë se një viti më parë”, theksoi Çeku.
Më tej, ai shtoi se “kemi një numër festash, mbi 500 festa lokale, kryesisht gjatë verës, por dhe në stinë të tjera. Këto festa kanë qenë të preferuara dhe kanë qenë edhe një promocion i shtuar për Shqipërinë, për një Shqipëri turistike në të gjitha stinët”.
Promocioni i turizmit në Shqipëri nga mediat e huaja, vlerë e shtuar “Promocioni i turizmit në Shqipëri nga mediat e huaja ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri dhe është një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por promovimi më i mirë është mundësia jonë për t’i pritur turistët”, theksoi ai.
Po ashtu Çeku tha se pritja është kryesorja, ka të bëjë me pastrimin ku ne arritëm të pastrojmë 20 mijë tonë mbetje, por rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka të bëjë edhe me promovimin që i kemi bërë Shqipërisë, për një Shqipëri turistike të qetë, të pastër dhe të sigurt.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz