Lajme
Shqipëria në top 20 me bregdetin më të mirë
Bukuritë natyrore të Shqipërisë përsëri në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare
Shqipëria renditet në mesin e 20 vendeve me plazhet më të volitshme për pushimet e vitit 2013. Renditja është bërë nga prestigjiozja “The Guardian” në rubrikën „Travel“, e cila e klasifikon Shqipërinë në top 20 me plazhet më të mira.
Shkrimi, ilustruar me një foto fantastike të Ksamilit josh të gjithë turistët për të vizituar bregdetin shqiptar.
”Jeni mërzitur me Hawai dhe Brindisi? Provoni Shqipërinë“, shkruan “The Guardian”, transmeton Panorama.
Ne hyrje te shkrimit, plazhi i Ksamilit vlerësohet si një nga ndalesat e pushimit të ri detar 7 netësh në Shqipëri, e cila siç thuhet në shkrim, është Kroacia e ardhshme.
Me një bregdet prej 380 miljesh të gjatë, fshatra të bukur buze detit dhe rrënojat romake, plazhet e Adriatikut po njihen si Kroacia e ardhshme midis kërkuesve aventurierë të plazheve.
Një pushim prej shtatë netësh është një prezantim i mirë, duke u strehuar në qytete historike, rrënonjat bizantine dhe otomane dhe plazhe të shumta me rërë të bardhë, laguna dhe gjire”, shkruan “The Guardian”.
Pas Shqipërisë, ndër plazhet më të volitshme për të kaluar pushimet në 2013, shkrimi rendit, Ishullin Santa Maria në Azore, Ishujt Canarie, Marina di Venezia në Itali, Sicilinë, Puljan që ndodhet në jug të Italisë, plazhin e Amalfit në Napoli, më pas, Silver Island në Greqi, Korfuzin, Canadan, Kenya, Antaljan në Turqi, Istria në Kroaci, Maltën, Spanjën, Portugalinë, Sardenjën.
Vitin e kaluar, Shqipëria tërhoqi mbi 4 milionë vizitorë apo 277 mijë më shumë se vitit 2011-të. Njohja e kufizuar dhe dëshira për eksplorim vazhdojnë të jenë pikat më tërheqëse e Shqipërisë ndërsa çmimet e ulëta dhe ushqimi bio janë një vlerë e shtuar tani në kohë krize.
Industria e turizmit mbetet një nga pikat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Në vitin 2011 përbënte 11% të GDP-së ndërsa në vitin 2013 kjo përqindje pritet të jetë edhe më e madhe.
http://www.guardian.co.uk/travel/2013/jan/04/20-best-beach-bargain-holidays-2013?INTCMP=SRCH#
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










