Autotech
Detajet nga modelet e reja të iPhone-it
Njëri nga modelet do të ketë një ekran 6.5 inç, ekrani më i madh për telefon
Apple ka bërë të ditur se do të lansojë tre modele të reja të iPhone, duke përfshirë edhe atë më të madh ndonjëherë me një ekran 6.5 inç.
Lajmi është bërë i ditur nga “Bloomberg”, sipas të cilit kompania ende nuk ka bërë të ditur datën ekzakte se kur do të zbulojë telefonat e rinj, edhe pse zakonisht e bën këtë në fillim të shtatorit.
Njëri nga modelet do të ketë një ekran 6.5 inç, ekrani më i madh për telefon. Ndërkohë, madhësia e ekranit të modelit tjetër pritet të jetë 5.8 inç, të njëjtën madhësi si iPhone X, ndërsa modeli i tretë do të vijë me një ekran 6.1 inç, shkruan ‘Scan’.
Kjo ishte bërë më herët e ditur edhe nga raportet e analistëve që nga dhjetori 2017, të cilët paralajmëruan se Apple do të vijë me tre iPhone të rinj këtë vit. Të gjithë iPhone-t e rinj thuhet se do të përdorin Face ID, në vend të shenjës së gishtave për zhbllokimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Sa i takon ngjyrave të telefonave, Bloomberg raporton se ata do të vijnë në ngjyra të ndryshme, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










