Shkurt.ch
Një tortë e gjatë 2 kilometra!
Për të janë përdorur 4884 kilogramë miell, 2800 kg buter, një ton sheqer dhe marmeladë, qindra kilogramë pemë të thara si dhe 43.000 vezë
Në ethet për të thyer rekorde, kaq të pranishme sot gjithandej nëpër botë, ëmbësira e përgatitur më 3 janar 2013 në Mexico City të Meksikës me siguri ua kalon të gjithave. Afër 2 kilometra (1.9km) e gjatë, ajo ka zënë sheshin e madh Zocalo të kryeqytetit meksikan. Për ëmbëlsirën gjigante janë përdorur 4884 kilogramë miell, 2800 kg buter, një ton sheqer dhe marmeladë, qindra kilogramë pemë të thara si dhe 43.000 vezë.
Me këto dimensione dhe këtë vëllim, nuk është çudi që një ëmbësirë e tillë është ndarë në 200 mijë porcione.
Ëmbëlsira është bërë në shenjë të festës së krishterë të Epifanisë që është kremtuar dje. Festa na përkujton vizitën që tre mbretërit e shenjtë i bëjnë Jezu Krishtit të porsalindur në Betlehem.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











