Bota
Pilotja e parë japoneze për avion luftarak
Në Japoni për herë të parë një pilote femër certifikohet për të fluturuar me avion luftarak F-15.
Togerja 26-vjeçare, Misa Matsushima, me detyrë në Forcat e Armatosura të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë, ka marrë certifikatën për përdorimin e avionit luftarak pas përfundimit të trajnimit të fluturimeve me F15.
Matsumisha është femra e parë që ka fituar të drejtën e pilotes për avion luftarak në historinë e vendit.
Ndërkohë, njoftohet se pilotja do të jetë me detyrë në njësinë 5 të Bazës Ajrore Nyutabaru në rajonin Miyazaki, në jug të vendit.
Kjo njësi shërben për ndërhyrje të menjëhershme ndaj avionëve që hyjnë pa leje në hapësirën ajrore të Japonisë.
Ministria e Mbrojtjes synon të dyfishojë numrin e anëtarëve të stafit femra që punojnë në njësitë ushtarake, duke hequr kufizimet në fushat e punës së grave.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











