Kosova
Kurti: Dialogu për korrigjim territorial, i padrejtë, i rrezikshëm
Kreu i LVV-së ende nuk ka ndërruar qëndrim për pozicionin e Thaçit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dialogu i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial është i padrejtë, i dëmshëm dhe i rrezikshëm.
Në takimin që ka pasur me një delegacion të Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman, të kryesuar nga deputeti Josip Juratoviq, Kurti është shprehur se ky pazar në tentativë mes presidentësh vjen nga karakteri autokratik i pushteteve të këtyre dy presidentëve, e që është edhe kundër demokracisë dhe kundër Republikës.
“Tani si kurrë më parë nevojitet një komunikim, koordinim dhe solidaritet ndërmjet partive social-demokrate në rajon dhe Evropë”, ka deklaruar Kurti, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












