Sport
Petkoviq: “Behrami më ka keqkuptuar”
Vladimir Petkoviq thotë se nuk e ka detyruar Valon Behrami të japë dorëheqje
Udhëhehqësit e Përfaqësuese zvicerane të futbollit, të premten kanë vendosur se si do të vazhdojë puna mëtutje me reprezentacionin. Më e rëndësishmja është se kryetari Peter Gilliéron, në pranverë nuk do të paraqesë kandidaturë për tu rizgjedhur, traineri Petkoviq asnjë lojtar nuk e ka detyruar të japë dorëheqje dhe kompania e ish kryetarit të FC Basel, Bernhard Heusler dhe Georg Heitz kanë pranuar autorizim për të shqyrtuar strukturat e rendit, shkruan albinfo.ch.
Deklaratat më të rëndësishme të konferencës për shtyp të Përfaqësueses zvicerane: Vladimir Petkoviq nuk e ka detyruar Valon Behrami të japë dorëheqje: “Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Ai nuk më ka kuptuar mua”. Petkoviq lojtarëve vetëm ka dashur tu tregojë se në vjeshtë duhet tu jepet rasti edhe lojtarëve të rinj dhe ata më me tepër përvojë do të angazhoheshin më pak.”
Kryeatri Peter Gilliéron do të përmbushë mandatin e tij deri në maj të vitit 2019 dhe pastaj nuk do të kandidojë për tu rizgjedhur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Në lidhje me ndeshjen me Serbinë, Petkoviç ka deklaruar: “Ndjeva se kjo do të ishte një lojë e veçantë. Si një masë parandaluese, e kam ndaluar Xhakën të japë intervista para ndeshjes”.
Petkoviç pranon, “Ne kemi humbur kohën optimale për komunikim disa herë. Unë e marr atë në përgjegjësinë time”. Me këtë ai do të thotë se pas lojës me Suedinë, ai nuk ka parashtruar më pyetje dhe spjegime në një konferencë shtypi.
Sulser: “Ne e nënvlerësuam ritmin pas ndeshjes së Serbisë. Kjo ka mundur të përgatitet më mirë”.
Gilliéron për gjithë verën e trazuar: “Kam bërë gabime. Dhe si president, unë gjithashtu marr përgjegjësinë për to. Gjithashtu kërkoj falje për çdo keqkuptim. Në fund të fundit, tani kemi mundësi të mësojmë prej tyre”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













