Maqedonia
BDI-ja thotë se do ta mbështesë fushatën për referendumin
"Të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së, me përkrahje edhe të pushtetit ekzekutiv dhe vendor si dhe shoqërisë civile do të zhvillojnë fushatë PRO Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik"

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim e ka informuar kreun e Kuvendit se do të marrë pjesë aktive me të gjithë deputetët në fushatën të cilën Kuvendi duhet ta zbatojë për referendumin e 30 shtatorit.
“Duke marrë parasysh përcaktimet tona individuale si deputet, por edhe ato partiake, strategjike dhe ideologjike, për integrim të menjëhershëm të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së, me përkrahje edhe të pushtetit ekzekutiv dhe vendor si dhe shoqërisë civile do të zhvillojnë fushatë PRO Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik, pasi që suksesi i referendumit gjeneron paqe, stabilitet, siguri”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti