Kosova
Publikohet raporti për Burgun e Dubravës
Gjatë ditës së sotme është publikuar raporti me rekomandime lidhur me vizitën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga ana e Avokatit të Popullit.
Sipas raportit pas monitorimit nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës nga datat 20 deri më 22 mars 2018 janë gjetur shumë parregullsi në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Ata përmes intervistimit të të burgosurve pa prezencën e zyrtarëve korrektues kanë kuptuar një sërë ankesash.
Sipas raportit, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës nuk ka pranuar ankesa për keqtrajtim fizik apo përdorim të tepruar të forcës nga zyrtarët korrektues, ndërsa ka pranuar dy ankesa nga dy të burgosur me pretendimin se janë keqtrajtuar fizikisht nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në kohën kur u arrestuan dhe u dërguan në stacionet policore ku u intervistuan.
Disa nga ankesat e të burgosurve kishin të bëjnë me infrastrukturën e pavijoneve në të cilat qëndrojnë.
Po ashtu të burgosurit, sipas raportit, janë ankuar edhe për cilësinë dhe sasinë e ushqimit që u servohej atyre në mëngjes dhe darkë, shkruan albinfo.ch.
MKPT ka raportuar se spitali edhe më tej nuk posedonte ashensor, përmes së cilit do t’u mundësohej qasja në katin e dytë të dënuarve me aftësi të kufizuara.
Gjatë vizitës MKPT ka pranuar shqetësimet e drejtorisë për shkak të mungesës së personelit korrektues, punëtorëve socialë dhe psikologëve.
Rreth 100 zyrtarë korrektues i mungojnë QKD-së.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












