Kosova
Reagon Shoqata e Prokurorëve të Kosovës
Këshilli Drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, në takimin e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka diskutuar për gjendjen e krijuar pas dorëheqjes së ish-prokurorit special, Elez Blakaj, ku më pas ka reaguar në lidhje me ngjarjes e fundit.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ka thënë se si institucion joqeveritar, e cila ka obligim statutar të mbrojë interesat e prokurorëve të Shtetit, ndërsa konsideron se menaxhmenti i sistemit prokurorial nuk mund të degradohet nga qarqet e caktuara politike, apo individë të caktuar nga shoqëria civile, sepse kjo konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur të sistemit prokurorial dhe tendencë për të dëmtuar hetimet në rastet e caktuara penale.
“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se deri më tani asnjë prokuror i sisitemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe z. Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdoqoftë. Andaj, deklarimet publike për kinse kërcënimet dhe ndikimet brenda sistemit prokurorial janë për të mbuluar interesat e tij personale apo të kujdotjetër. Për më tepër, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës zotohet se do të reagojë më fuqishëm, duke kërkuar përgjegjësi nga prokurorët që me veprimet e tyre dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial, interesat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Prokurorëve, shkruan Albinfo.ch.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës gjithashtu ka thënë se mbështet fuqishëm punën e çdo prokurori individualisht dhe organeve menaxhuese të sistemit prokurorial, si dhe dënon çdo tendencë për të denigruar përkushtimin e secilit prokuror në mënyrë individuale dhe kolektive, gjë që është plotësisht e papranueshme dhe nuk i ndihmon zbatimit të Ligjit në Republikës e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












