E-Diaspora
Emision televiziv zviceran për Faik Rrafshin
Televizioni zviceran do të bëj emision për pronarin e ushqimores „Ömer`s Imbiss“ në Aarau të Zvicrës.
Para dy vitesh, pronari i ushqimores „Ömer`s Imbiss“ në Aarau të Zvicrës është pensionuar, duke lënë një mbresë të madhe tek klientët e tij zviceranë e të tjerë. Ushqimorja e tij shërbehej nga një rimorkio, të cilën tashmë dy vite e ka trashëguar me sukses kosovari Faik Rrafshi, i cili ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Ömerin. Faiku i kishte ndihmuar shpeshëherë Ömerit, duke krijuar kështu një besim të ndërsjellë, kështuqë ai ia kishte dorëzuar rimorkion e tij Faikut. Pasi që Ömeri i ka kaluar të tetëdhjetat, një ditë, bashkëshortja e tij e kishte thirrë Faikun në telefon duke e lutur që ai të përkujdesej ndonjëherë për ushqimoren.
Ömeri kujdeset nëse pasardhësi i tij e bën ushqimin mirë, nëse i rregullon mirë copat e bukës, nëse e ka pjekur mishin në mënyrë optimale. „Por, Faiku është shumë i talentuar“, pohon i qetësuar Ömeri për „Aargauer Zeitung“, njofton Albinfo.ch. Faiku vazhdon punën me zell të madh duke pohuar se e gëzon pranimi i Ömerit në rimorkio edhe pse aty është pak ngushtë. „Jam shumë i lumtur që ai më viziton tre-katër herë në javë“, pohon Faiku, ushqimorja e të cilt tashmë gjendet në qytezën Buchs dhe është pagëzuar me emrin „Faik`s Imbiss“.
Televizioni zviceran tashmë është duke planifikuar të incizojë një emision. Dhe Ömeri ka vendosur që t`i lejojë Faikut që të marrë drejtimin. Në TV kryesisht do të jetë Faiku në qendër të vëmendjes. “Ömeri më tha se ai ka pasur paraqitjet e tij, ndërsa tani është radha ime”, thotë Faik Rrafshi. Por sigurisht se edhe Ömeri ishte i pranishëm për xhirimin. Të dy janë shumë të lumtur.
Për fat të keq, rimorkion e Ömerit nuk do të jetë e mundur ta transportojnë deri në vendin e xhirimit, pasi ajo nuk është e përshtatshme për transport. Pra, një makinë zëvendësuese duhet të vijë, natyrisht me reklamën e Ömerit. “Gjithçka që duhet të bëj është të marr disa gërshërë zgarre dhe disa salçice”, thotë Faiku duke qeshur.
Sa iu përket salçiceve: Ishte planifikuar që Ömer dhe Faik Rrafshi ende të shesin salçice pas xhirimit. Për hir të kohëve të vjetra. Por kjo nuk është aq e lehtë: Pasi do të ketë nevojë për një leje përkatëse nga policia e qytetit. Toni von Daniken, zëvendësshefi i policisë bashkiake të Aaraut, spjegon: “Në verën e vitit 2017, praktikat e miratimit të lejeve për funksionimin e imbis ushqimeve ka qenë të lehtësuara nga këshilli i qytetit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













