CH-Ballkani
Falet Bajrami në Prishtinë e Tiranë
Myslimanët në mbarë botën po festojnë Kurban Bajramin, e që ndryshe njihet edhe si festa e sakrificës. Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në fjalën e tij ka folur për të drejtat e grave, për të cilat ka thënë se edhe sot po vazhdojnë të shkelen.
Ai ka thënë se këto të drejta janë të mbrojtura me fenë islame. Tërnava deklaroi se kjo festë është edhe një motiv shtesë për të jetësuar të drejtat e grave.
Ai ka kërkuar që në këtë ditë feste qytetarët ta falin dhe të solidarizohen me njëri-tjetrin.
“Në emër të BIK-ut u uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave dhe ju ftoj që të bëhemi bashkë që të festojmë ashtu siç na mësojnë kjo fe”, ka thënë Tërnava.
Kurban Bajrami është njëri nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.
Qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Skëndërbeu” në Tiranë
Ashtu siç është bërë traditë tash e shumë vite në Tiranë besimtarët myslimanë e falin namazin e festave të Bajramit në sheshet qendrore të kryeqytetit.
Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e Kurban Bajramit, në sheshin ‘Skëndërbeu’.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, në fjalën e tij tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












