Kosova
Blakaj shpjegon arsyet e dorëheqjes, akuzon Lumezin
Prokurori i cili po hetonte, listat e falsifikuara të veteranëve, kishte zgjedhur rrjetin social “Facebook” të tregonte në lidhje me dorëheqjen e tij.
Prokurori Elez Blakaj ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për të shpjegur arsyet e dorëheqjet së tij. Blakaj ka pasur akuza të shumta për kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezi për të cilin ka thënë se e ka pengur në punën e tij.
“Në kulmin e këtyre hetimeve, gjatë intervistimeve, kryeprokurori i shtetit,z. Aleksander Lumezi, urgjentisht më fton në zyrën e tij dhe kërkon llogari pse e kam ftuar në intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si dëshmitar) për rastin e “Veteranëve”, duke u arsyetuar “SE ATA KANË IMUNITET NUK KA NEVOJË MI THIRR”, ani pse për këtë çështje ia kam bërë të qartë se Gjykata Kushtetuese në interpretimin e saj “asnjëherë, askujt, në asnjë rrethanë apo cilësi nuk i ka dhënë imunitet kur bëhet fjalë për vepra penale”…. Po ashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nëse nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të më dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë i jam përgjigjur “Lirisht të parin dërgomë mua, s’e kam problem fare”, ka shkruar ai.
Blakaj e ka pranuar për herë të parë se ka pasur kërcënime për rastin e veteranëve, por nuk i ka denoncuar, sepse nuk ka besim në sistemin aktual të drejtësisë, që e vlerëson të politizuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












