Kosova
Për veteranët e rrejshëm flet kryeprokurori Millaku
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku në një konferencë për media ka folur për aktakuza e ngritur për 19 mijë veteranët e rrejshëm për të cilët ka kërkuar të ndërpritet pagesa.
Millaku ka thënë se aktakuza e ngritur nga prokurori special Elez Blakaj, është e mangët dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk është dorëzuar në Gjykatë. “Është bërë pune voluminoze që ka marrë kohë. Gjatë hetimeve kam pasur kontakt me prokurorin dhe e kam sugjeruar që kur të bëhet finalizimi i emrave të nxirren emrat, mbiemrat e tyre, gjyqtarit t’i bëhet kërkese që t’u bëhet ngrirja e të ardhurave të tyre. Kjo është vepra penale që i ka shkaktuar dëm në vlerë më të madhe buxhetit të Kosovës që nga paslufta”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Millaku ka thënë se nuk janë të ndikuar nga politika dhe se në momentin që bashkëngjiten aktakuzës emrat e personave që dyshohet se janë veteranë të rrejshëm, ajo do të dërgohet në Gjykatë.
Kryeprokurori i Speciales është munduar të zhvlerësojë punën e prokurorit Elez Blakaj. “Blakaj ka ardhur një dite në zyre dhe më ka thënë se ka ardhur të konsultohet për një çështje familjare dhe më ka thënë se më kanë ofruar një punë të mirë në Amerikë. Unë i thash që më vjen keq nëse shkon ti, sepse e lë keq prokurorinë, pa i thënë shko ose mos shko. Pas disa ditësh, më ka sjellë aktakuzën, që është disa ditë para 11 korrikut, të panënshkruar”, tha Millaku.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











