Kosova
“U shpik një brigadë e re për t’i arsyetuar veteranët e rrejshëm të UÇK-së”
38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj
Jo vetëm numri i veteranëve u rrit jashtëzakonisht shumë nga Komisioni për njohjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së, por nga ky Komision, sipas fjalëve të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, numri u rrit edhe për dëshmorët e UÇK-së.
Në aktakuzën e publikuar sot nga Koha Ditore për mashtrimet për fryrje të listave të veteranëve, anëtari i Komisionit, Rrahman Rama, citohet të ketë thënë se numri veteranëve ka kaluar çdo pritshmëri, por se është rritur edhe numri i dëshmorëve.
Ai thotë se nga 200 u bënë 500 dëshmorë, teksa shton se ushtarët vdiqën në aksidente pas luftës dhe më pas u shpallën dëshmorë, përcjell albinfo.ch.
“Nga 200 sa kanë qenë, janë bërë 500 dëshmorë. Ka edhe raste kur ushtarët kanë vdekur në aksidente pas lufte e tani figurojnë si dëshmorë”, thuhet në procesverbalin e audioincizimit të mbledhjes së Komisionit të datës 9 shkurt të vitit 2015.
Për gjithë këto shifra Rama thoshte se nuk kishin asnjë mundësi të ishin reale. Thoshte se nëse kishin ekzistuar 60 mijë veteranë, nuk do të kishte pasur nevojë fare për KFOR-in të intervenonte në Kosovë.
Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.
Prokurori i këtij rasti, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, duke u larguar nga Kosova. Dyshohet se shkak i largimit të tij kanë qenë kërcënimet që i janë bërë për këtë rast.
Aktakuza e Elez Blakajt pretendon se nga të akuzuarit u shpik një brigadë e re për t’i arsyetuar veteranët e rrejshëm të UÇK-së.
Po ashtu, aktakuza zbulon se si ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, udhëzonte anëtarët e Komisionit të gënjenin për veteranët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














