Bota
Pas tragjedisë në Itali, Bullgaria do të renovoj të gjitha urat
Bullgaria ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura pas rënies vdekjeprurëse të një ure në qytetin italian të Gjenovës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë qeveria e Sofies. Një total prej 211 urave – shumica e të cilave janë ndërtuar midis 35 dhe 40 vjet më parë – janë në gjendje të keqe, tha ministri i zhvillimit rajonal në një mbledhje qeveritare, sipas procesverbalit të botuar të enjten.
Kryeministri Bojko Borisov tha se të gjitha duhet të rinovohen dhe të forcohen.
“Nëse financohen përmes kredive për t’u paguar përmes taksave ose nëse paguajnë me buxhet, unë dua që të gjithë të rinovohen në të njëjtën kohë”, tha ai në takimin qeveritar, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Bullgaria, vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, ka marrë ndihmë financiare nga Evropa për dekada të tëra për të modernizuar infrastrukturën e saj.
Vendi është afro katër herë më i madh se Belgjika, por ka vetëm 777 km autostradë, shumica e të cilave është në gjendje të keqe. Ura e autostradës në qytetin italian të Gjenovës u rrëzua të martën gjatë një stuhie të rëndë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














